Flash News

KRYESORE

Dështon sërish seanca për Shullazin, anëtarët e grupit nuk paraqiten në sallë: Jemi sëmurë

Dështon sërish seanca për Shullazin, anëtarët e grupit

Ka dështuar sërish seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku do të jepej pretenca për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e grupit tij.

Trupi gjykues ka marrë vendim për të shtyrë seancën për në datën 2 tetor dhe shkak për këtë vendim është bërë mungesa e Shullazit dhe të akuzarve të tjerë në sallën e gjyqit.

Avokati i Blerim Shullazit nuk ka qenë gjithashtu i pranishëm në seancë, ndërsa i akuzuari ka kërkuar shtyrjen për shkak se kishte probleme shëndetësore. Gjykata vendosi të caktojë një avokat kryesisht për Blerim Shullazin deri në javën e ardhshme.

Ndërkohë, prokurorët e udhëhequr nga Donika Prela e kanë konsideruar të qëllimshme shtyrjen e seancës te ‘Krimet e Rënda.

Veç Donika Prelës dhe Gentjan Osmanit, kush janë dy prokurorët e tjerë në pretencën për Emiljano Shullazin

Të fundit