Flash News

KRYESORE

Dështon sërish seanca për Shullazin, avokatja jep dorëheqjen

Dështon sërish seanca për Shullazin, avokatja jep dorëheqjen

Është shtyrë për të disatën herë seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, të akuzuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, të përfshirë në shantazhe, zhvatje pasurie përmes kërcënimit dhe vepra të tjera penale.

Shkak për shtyrjen e seancës së sotme është bërë mungesa e avokates së caktuar për mbrojtjen e Gilmando Danit. Ajo ka dhënë dorëheqjes pasi do të jetë jashtë shtetit për arsye shëndetësore.

Në kushte të tilla, gjykata shtyu seancën më 8 prill dhe zëvendësoi avokaten me një tjetër.

Të fundit