Flash News

KRYESORE

Dështon sërish seanca për “Shullazin’, Besim Hajdarmataj bëhet shkak

Dështon sërish seanca për “Shullazin’, Besim

Shtyhet sërish seanca te Krimet e Rënda për Emiljano Shullazin dhe katër anëtarëve të tjerë të dyshuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal.

Shkak për dështimin e seancës është bërë pretenca e cila nuk u lexua nga prokurori i emëruar së fundmi, Besim Hajdarmataj.

Mësohet se ky i fundit ka kërkuar kohë që të shqyrtojë aktet e fashikullit dhe më pas të dalë në një konkluzion për pretencën ndaj Shullazit, i cili u njoh me këtë emërim që në 7 shtator.

Nga ana tjetër, avokatët e të pandehurve kanë dalë kundër përfaqësimit të akuzës nga Hajdarmataj duke e cilësuar atë si të papërshtatshëm.

“Prokuroria nuk është e përgatitur, ky procedim ka nisur pa prova, hetimi gjyqësor rezultoi i tillë dhe vërtetoi pretendimet tona për paligjshmërinë e organit akuzës. ata janë të trembur “, thanë avokatët.

Të fundit