Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Dështon sërish zgjedhja e kreut të Kuvendit në Kosovë, PAN kërkon shtyrjen e seancës javën e ardhshme
PAN ka kërkuar sërish sot shtyrjen e seancës për zgjedhjen e kreut të Kuvendit Kosovë për javën e ardhshme.
Ka qenë nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se koalicioni PAN kërkon të ketë një takim mes krerëve të partive ditën e mërkurrë.
“Shihemi të mërkurën e ardhshme në orën 10:00”, tha Hoxhaj në konferencë për media.
Ai kërkoi të ketë një koordinim të plotë para se të hyjnë në seancën plenare.
“PDK, AAK dhe NISMA jemi mëse të interesuar që të ketë formim sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës”, tha Hoxhaj.
Ai mohoi që ky koalicion po zvarrit këtë proces dhe tha se zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit nënkupton edhe hapat e tjerë dhe formimin e qeverisë e të institucioneve.