Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Naum Mara
Në një artikull pa emrin e artikullshkruesit, që ngjan më shumë si një bisedë kafeneje e Peter Wilson me një gazetar të revistës arkitekturore online “designboom.com”, pasi i ka ofruar një tufë me fotografi të bëra në sheshin para Teatrit, flitet për rikonstruksionin e fundit të teatrit të Korçës.
Jam rezervuar të shkruaj për rikonstruksionin në fjalë, sepse nuk kam parë interieret, të cilat është e vështirë t’i gjykosh nga fotot. Për fasadën (rreth të cilës flitet në artikullin pa autor) kam patur një përshtypje negative, por kam menduar, që pas dëmit që solli Kulla, fasade e rifreskuar e Teatrit as shton dhe as pakëson në atë hapësirë të dëmtuar thellësisht, që tashmë nuk mund të quhet as shesh.
Në paragrafët e shkrimit, më ra në sy se si “operon” arkitekti Wilson, një nga arkitektët e preferuar të kryeministrit Rama. Bën nga një skicë dore dhe ja jep studios shqiptare, e cila ka liçencën e projektimit. Studioja quhet DEA dhe duhet të jetë krijuar posaçërisht, për të “vënë në jetë idetë gjeniale të Pitit”, pasi ka marrë nga Bashkia e Korçës projektin e radhës, sipas udhëzimeve të kryeministrit Rama.
E gjithë skema, në rastin më të mirë është një skemë “rram-bam”, ku Wilson veç marrjes së shumave të majme dhe ndarjes së tyre, nuk ka asnjë përgjegjësi teknike apo ligjore në të ardhmen e ndërtimit.
Po ç’ësht fasada e re e Teatrit, për të cilën flet “designboom”?
Teatri i Korçës, i quajtur në fillim edhe Kinoteatër, se kishte edhe dhomë projektimi filmash, ishte një projekt i gatshëm sovjetik, i aplikuar diku në një qytezë të vendit gjigand, mik i madh i atëhershëm i komunistëve shqiptarë. I njëjti projekt u zbatua edhe në Vlorë, ku ruhet ende sot në gjendjen fillestare.
Në fillim të viteve ’70, fasada me elementë të një neo-klasicizmi surrogato sovjetik, u “modernizua”, sipas porosisë të Todi Lubonjës. Në mos gaboj, ishte një projekt, që realizohej nga tekniku Robert Floriri, i drejtuar nga arkitekti Koço Koçiu. Edhe pse nuk ishte ndonjë realizim i shkëlqyer, ndryshimi pati disa elementë pozitivë, si pensola e madhe, që jo vetëm mbron nga shiu spektatorët që hyjnë dhe dalin në masë nga Teatri, por i jepte edhe një theksim horizontal dhe një efekt të mirë dritë hijeje, një fasade solide dhe të rëndë. Gjithashtu, holli jo vetëm fitonte dritë, por edhe bëhej më transparent, në sajë të vetratës të madhe metalike. Pjesa më e madhe e fasadës, që rritej në lartësi edhe për të mbuluar plotësisht siluetën e çatisë të objektit, mbeti e rëndë dhe në të ishte “luajtur” vetëm me disa kuadratime në suva, ndërsa një pjesë e madhe ishte lënë për pankartat propagandistike të kohës. Dikush i pat cilësuar kuadratet në suva si një “çokollatë e madhe Flora”.
Ndërhyrja e Wilson nuk sjell asgjë të re nga ajo ndërhyrje e 50 viteve më parë. Pjesa bosh e fasadës është zëvendësuar me një maskë tragjike të realizuar dobët, pjesa e kuadratave është zëvendësuar me portrete spektatorësh në terrakotë, të realizuara nga artisti Vasi Kolevica, (të cilin P. Wilson në shkrim e quan poçar, si për të treguar që ai është në gjendje të ngrerë në nivel edhe poçarët) dhe një shtesë e një maske komike, po aq e dobët e realizuar në një shtesë, atje ku dikur ishte hyrja për në bllokun e Agjensisë.
Para të hedhura kot!
Kështu do ta quaja ndërhyrjen e re në fasadë, që nuk ka asnjë lidhje me Art Deco, sikundër pretendon Wilson, por është një projekt tjetër i stërnxituar, që paguhet nga taksapaguesit korçarë dhe shqiptarë.
Sihurisht, askush nuk mund t’ju kërkojë hesap bashkiakëve, që ndjekin pas si dele Peter Wilson, si janë marrë në foton e mësipërme nga vetë ai. Dhe çobanin Piti këto dele inxhinierë dhe arkitektë nuk e ndjekin se janë të impresionuar nga gjenialiteti i tij, por se ashtu i ka urdhëruar kryeministri Rama dhe ministri Peleshi.
A është kjo fasadë një rikonstruksion arkitekturor i mijëvjeçarit të ri?
Aspak.
Eshtë thjesht një rifreskim shumë i shtrenjtë, sipas metodës rilindase, për t’ju hedhur hi syve qytetarëve me ndihmën e arkitektëve të huaj të papërgjegjshëm.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38