Flash News

KRYESORE

“Despacito” me çifteli dhe veshje tradicionale shqiptare (VIDEO)

“Despacito” me çifteli dhe veshje tradicionale shqiptare

Hiti botëror “Despacito” arriti më shumë se 4 miliardë klikime në “Youtube” dhe është kënduar e përshtatur në shumë versione dhe gjuhë të ndryshme në botë, por tashmë vjen edhe në versionin shqip, madje me çifteli.

Është Fatmir Makolli, i cili ka sjellë muzikën e hitit botëror me çifteli. Madje çiftelisë i janë bashkuar në video edhe veshjet tradicionale shqiptare.

“Kurrë s'mund të besoja se mund të tingëllonte kaq bukur me çifteli”, komenton dikush në videon e “Despacito” në versionin me çifteli.

E postuar vetëm një ditë më parë, video ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm duke marrë deri tani mbi 56 mijë klikime.

Të fundit