Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Fatmir Makolli është një ekonomist i Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës, por të gjithë sot e njohin si krijuesin e “Despacito” me çifteli.
I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, Fatmiri ka rrëfyer si e krijoi në versionin shqiptar hitin botëror më të dëgjuar në “Youtube”, “Despacito”.
“Djali im ishte duke e dëgjuar dhe duke bërë prova me çifteli. Më tha, babi duhet ta bësh këtë këngë dhe e provova për t’ia bërë qejfin djalit. Duke e menduar dhe duke parë që çdo vend i botës e kishte bërë versionin, thashë ta bëjmë edhe në versionin shqiptar”, tregoi Fatmiri në “Pasdite në Top Channel”.
“Mendoj që sekreti i kësaj kënge është pjesa folklorike e muzikës me çifteli dhe veshjet tradicionale. Vajza që me sjell çiftelinë është nusja e djalit tim dhe vesh një kostum tradicional të Medvegjës që është më shumë se 100-vjeçar. Nuk e kisha menduar se do të bëhej kaq e famshme dhe do të merrja kaq shumë telefonata dhe kërkesa për intervista. Kisha menduar se do isha unë ai që merrja mediat për intervista për të promovuar këngën”, tha Fatmiri.
Çiftelia nuk është përditshmëria e tij, por prej 40 vitesh e ushtron. “Tashmë bota do ta njohë çiftelinë tonë përmes kësaj kënge”, tregoi Fatmiri në “Pasdite në Top Channel”.