Flash News

KRYESORE

“Despacito” rrit me 45% numrin e turistëve në Porto Riko

“Despacito” rrit me 45% numrin e turistëve në Porto Riko

Despacito, hiti i kësaj vere i këngëtarit portorikan Luis Fonsi në bashkëpunim me reperin Daddy Yankee, ka pasur një popullaritet kaq të madh, saqë sipas Hotels.com, kërkesat e turistëve për të vizituar Porto Rikon janë rritur më shumë se 45 për qind.

Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm, i dobishëm për të zbuluar bukurinë autentike të kësaj copëze parajse, e cila ndodhet në verilindje të Karaibeve, mes Republikës Dominikane dhe ishujve Virgjin.

“Prej kohësh, Porto Riko është një destinacion për pushime, por për shumë turistë është ende i panjohur. Ne dimë që kultura popullore ka një ndikim të madh në strategjitë tona të turizmit, dhe duke qenë se Porto Riko është vendlindja e artistëve Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, hiti Despacito, i suksesshëm në gjithë botën, duket se po nxit një numër në rritje turistësh të vijnë të vizitojnë këtë destinacion”, u shpreh Isabelle Pinson, zv.presidente e Hotels.com.

Porto Riko, në zbulim të vendlindjes së Despacito

Despacito, hiti i kësaj vere, është një bashkëpunim mes këngëtarit portorikan Luis Fonsi me reperin portorikan Daddy Yankee, u publikua më 13 janar 2017 nga shtëpia diskografike Universal Music Latino.Pasi u transmetua në radiot më në zë në botë, kjo këngë u bë një hit, duke arritur sukses botëror. Shumë njerëz, të dashuruar me ritmet latine të kësaj kënge, kanë zgjedhur si destinacion të pushimeve të tyre Porto Rikon. Monitor

 

 

Të fundit