Detaje nga aksidenti i makinës së ambasadës ruse, kush është çifti që u plagos në Librazhd

Makina e ambasadës ruse është përfshirë në një aksident në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit”, në Librazhd.

Detaje të reja janë zbardhur nga ky aksident.

Fillimisht u raportua një i aksidentuar, por nga informacione të mëvonshme mësohen se në aksident është përfshirë një çift rus.

Të plagosurit janë identifikuar si Nikhain Kruchinina dhe Darja Igor Kruchinina, 35-vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, Nikhain Kruchinina ka thyerje të dorës, si pasojë e përplasjes, ndërsa gruaja e tij ka dëmtime të lehta në trup. Makina e çiftit rus u përplas me një mjet tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi Besnik Gora.