Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Detaje nga arrestimi i bashkëpunëtorëve për vrasjen e Jurgen Kurtit, të rinjtë miq mes tyre; si u ‘kapën’ nga kamerat e sigurisë
Zbardhen detaje të reja lidhur me arrestimin e tre të rinjve që akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti më 18 mars në Tiranë.
Sipas ‘News 24’, tre të arrestuarit Elsi Lelendi , Alesio Berberi dhe Olsi Qalliaj, si dhe personi i katërt i shpallur në kërkim nga policia janë miq mes tyrë.
Ata e kanë ndjekur për disa ditë Kurtin me mjetin tip ‘Benz’. Ky fakt është bazuar nga pamjet e kamerave të sigurisë ku të rinjtë janë identifikuar në të njëjtin mjet nga e cila u krye edhe vrasja.
Megjithatë, të arrestuarit nuk i kanë pranuar akuzat dhe se nuk e njihnin më parë Jurgen Kurtin.
Dyshohet po ashtu, se të rinjtë merreshin edhe me shpërndarje narkotikësh.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen tre shtetas si bashkëpunëtorë në vrasje, si dhe u shpall në kërkim një tjetër.
Sekuestrohen një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar pas kryerjes së ngjarjes, një sasi e vogël lënde narkotike, 2470 Euro e lekë shqiptare, si dhe dy makina luksoze.
Pas një pune të mirë organizuar nga Sektori i Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës dhe Pronës, në D.V.P.Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 18 mars 2019, rreth orës 22:30, në rrugën “Zef Jubani”, ku u vra me armë zjarri shtetasi, J.K., 26 vjeç, është arritur të bëhet dokumentimi ligjor i kësaj ngjarje ku janë ndaluar/arrestuar shtetasit:
– Alsi Lelendi., 21 vjeç, lindur në Athinë/Greqi dhe banues në Tiranë;
– Alesio Berberi., 33 vjeç, lindur në Patos dhe banues në Patos, Fier;
-Olsi Qalliaj., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Patos.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e një shtetasi tjetër.
Nga informacionet e grumbulluara, provat e administruara dhe të sekuestruara, si dhe tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se autorët e kësaj ngjarje janë shtetasit e mësipërm së bashkë me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim.
Policia gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve gjeti dhe sekuestroi një automjet që u ka shërbyer autorëve për tu larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe dy makina të tjera luksoze.
Gjithashtu u gjet dhe një armë zjarri “Pistoletë TT”, fishekë luftarak, një sasi prej 2470 Euro e lekë shqiptare, 13 aparate celular, si dhe një sasi e vogël lënde narkotike.
Veprimet hetimore janë në vazhdim e sipër për të bërë të mundur dokumentimin e plotë me prova ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarje.
Për arsye hetimore nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera pasi cenojnë hetimin.
Materialet ju dërguan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.