Flash News

KRYESORE

Detaje nga atentati në Vlorë, tre të plagosur, një në gjendje të rëndë

Detaje nga atentati në Vlorë, tre të plagosur, një në

Zbardhen detaje nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Tre persona, identiteti i të cilëve ende nuk dihet kanë mbetur të plagosur. Raportohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Sa i takon ngjarjes, mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj një makine tip “Fiat Punto” me të cilën po udhëtonin tre personat e plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ’28 Nëntori’.

Policia ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorëve.

Të fundit