Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Detaje nga ekzekutimi i 22-vjeçarit në Elbasan pasi kishte dalë nga burgu: Si ju vunë pas atentatorët
Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj dy vëllezërve në fshatin Murras të Elbasanit.
I riu i ekzekutuar sapo ishte kthyer nga Italia. Atentati ka ndodhur rreth orës 00:45 të natës në fshatin Murras të Elbasanit. Klevin Baho që mbeti i vrarë ka qenë duke ecur buzë rrugës nacionale të fshatit.
Në momentin që ka qenë duke ecur, shumë pranë një pike karburanti, atij i ka dalë përpara një person duke iu drejtuar me fjalët: “Ti je Klevi?” 22-vjeçari ka ditur të manovrojë duke i thënë “jo” dhe është larguar.
Më pas i ka telefonuar të vëllait dhe ky i fundit ka shkuar menjëherë në vendin ku ndodhej me makinë. Por rrugës, duke shkuar në banesën e tyre, ata janë ndjekur nga një mjet.
Pasi janë afruar, autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të makinë tip “Audi”, ku gjendeshin dy vëllezërit. Familjarët dhe banorët e fshatit që kanë dalë jashtë, pasi kanë dëgjuar të shtënat e armës.
Ata kanë identifikuar vëllëzërit. Vëllai i Kelvinit është transportuar në spital. Me shenja jete është gjetur edhe Klevini, por ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Të gjithë ngjarjen dyshohet se e ka rrëfyer për Policinë vëllai i madh. Klevini kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia, pasi kishte dalë nga burgu atje.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur aktivitetin e dy vëllezërve në Shqipëri.