Flash News

KRYESORE

Detaje nga ekzekutimi në Vlorë, autorët e maskuar e qëlluan me 6 plumba në trup 36-vjeçarin

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares dhe për pasojë një person ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të deritanishme bëhet me dije se ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital shtetasi Renato Omeri, 36 vjeç, baba i tre fëmijëve. Sipas policisë bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë, pasi viktima ka qenë i ulur në një kafene, ndërkohë që autorët e maskuar kanë qëlluar disa herë dhe më pas janë larguar me makinë në drejtim të "Ujit të Ftohtë".

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka lidhje me një tjetër vrasje të dy viteve më parë në Durrës ku ka mbetur i vdekur nipi i viktimës Renato Omeri. Burime të policisë bëjnë me dije se Omeri u godit me 6 plumba nga 2 autorë të maskuar.

Të fundit