Flash News

KRYESORE

Detaje nga grabitja e bankës në Laç, policia ishte duke festuar

Detaje nga grabitja e bankës në Laç, policia ishte duke festuar

Persona ende të pa identifikuar grabitën një bankë të nivelit të dytë në Laç. Autorët, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur, kanë thyer derën dhe kanë mundur të marrin një shumë të konsiderueshme parash.

Nuk dihet ende shuma e grabitur por policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë mësohet se punonjësit e policisë së Laçit mesditën e sotme kanë qenë në një festë, të organizuar nga drejtoria, me rastin e festave të fundvitit. Duket se mungesa e uniformave blu është shfrytëzuar nga grabitësit të cilët kanë mundur të grabitin bankën.

Të fundit