Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Detaje nga grabitja në Durrës, biznesmeni po kthehej për në shtëpi, maskat i bënë prit
Janë zbardhur detaje të reja sa i takon ngjarjes së ndodhur në Shkozet të Durrësit, ku tre persona me maska dhe të armatosur grabitën një biznesmen duke i marrë rreth 10 mijë euro.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka raportuar për News 24 se grabitësit i kanë zënë prit tek dera e shtëpisë biznesmenit. Fillimisht ata kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur kur biznesmeni së bashku me djalin ishin duke u kthyer për në shtëpi.
Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë ndërsa emri i biznesmenit nuk behët me dije ndërsa mësohet se aktiviteti i tij ishte kryesisht në fushën e transportit ndërkombëtar.