Flash News

KRYESORE

Detaje nga ngjarja në Korçë, zbardhet arsyeja pse djali vrau nënën

Detaje nga ngjarja në Korçë, zbardhet arsyeja pse djali vrau

Zbardhen të tjera detaje për ngjarjen në Korçë, ku një 50-vjeçar ka mbytur nënën e tij, me të cilën dhe jetonte prej vitesh.

Nazime Demollari, 80 vjeç u gjet e pajetë sot në banesën e saj në lagjen 14 në Korçë, e pranë trupit ka qëndruar deri sa ka ardhur policia edhe i biri.

Nazim Demollari është gjetur nga policia pranë trupit të nënës në dhomën e gjumit, pak minuta pasi e kishte mbytur me duar.

Shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë sjellja e 50-vjeçarit, i cili ishte një konsumues i rregullt i alkoolit. Pas një konflikti, ai i ka futur duart në fyt nënës së tij duke i marrë jetën.

Të fundit