Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Detaje nga protesta e 16 marsit, Kryemadhi: Do jetë model, një nga më të fortat që ka parë Shqipëria
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zbardhur detaje nga protesta e 16 marsit, e paralajmëruar nga opozita e bashkuar.
Gjatë një takimi me strukturat e LSI në Tiranë, Kryemadhi tha se kjo protestë do të jetë një nga më të bukurat, e njëkohësisht edhe më të fortat gjatë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë.
“Ftojini qytetarët të jenë në protestë sepse do të jetë një protestë shumë e bukur, model dhe simbol i gjithë periudhës së tranzicionit të Shqipërisë. Po ashtu, do të jetë një nga protestat më të forta që ka parë Shqipëria e tranzicionit pas rrëzimit të bustit të 20 shkurtit”, u shpreh Kryemadhi, e cila insistoi sërish për zgjedhje të parakohshme.
“Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, dhe do jenë zgjedhje që do të përmbysin një herë e mirë e do zhdukin fenomenin e njeriut që kërkon të marrë pushtet dhe ta zaptojë pushtetin për interesat e veta”, tha kryetarja e LSI.