Flash News

KRYESORE

Detaje nga takimi Rama-Tsipras; dosja e çështjes çame nuk u hap në tavolinë

Janë zbardhur detaje të reja nga takimi i zhvilluar sot midis kryeministrave Edi Rama dhe Aleksis Tsipras, në Davos të Zvicrës. Independent Balkan News Agency (IBNA) raporton se takimi është zhvilluar në një frymë pozitive, ndikuar nga marrëveshjet e arritura në Korçë nga Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.

Sipas kësaj agjencie, gjatë diskutimit Rama-Tsipras është folur për marrëveshjen e detit, të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri, të drejat e emigrantëve shqiptarë në Greqi, heqjen e ligjit të luftës dhe konfirmimin e kufinjve tokësorë. Nuk raportohet që pala shqiptare të ketë hapur në tavolinë çështjen çame, çka përbën shkelje të resolutës së Kuvendit të Shqipërisë.

Formalizimi i marrëveshjeve Bushati-Kotzias është diskutuar gjithashtu dhe pritet që nënshkrimi i tyre të bëhet në mujin prill.

Ndërkohë, kryeministri i Greqisë, Tsipras ka dhënë mbështetje për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ai ka vlerësuar dhënien e nënshtetësisë për kryepeshkopin Janullatos dhe nisjen e kërkimeve për ushtarët grekë.

Kryeministri i Shqipërisë, Rama ka ripërsëritur se Greqia është aleat strategjik dhe se gjërat që i bashkojnë dy vendet janë më të shumta se ato që i ndajnë.

Video/ Aleksis Tsipras nuk e njeh Ditmir Bushatin, Nikos Kotzias shumë komod në takim

Ambasadori italian: Nuk mund të jenë vetëm varre greke; jemi në kontakt me Athinën

Të tjera nga DAVOS:

Forumi i Davos, Thaçi dhe Vuçiç zhvillojnë takim kokë më kokë: Duhet marrëveshje Kosovë-Serbi

Mesazhi i Kinës për botën nuk ka qenë kurrë më i qartë: Zgjidhni. Ose me ne ose me SHBA

Angela Merkel në Davos: Politika e jashtme e BE-së duhet të unifikohet

Theresa May akuzon ‘Facebook’ për ndihmë ndaj terroristëve, pedofilëve dhe tregtisë së skllevërve: Ka ardhur koha për ndryshim

Të fundit