Flash News

KRYESORE

Detaje nga vrasja e 20-vjeçarit në Bulqizë, autori dyshohet me probleme mendore

Detaje nga vrasja e 20-vjeçarit në Bulqizë, autori dyshohet me

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e 20-vjeçarit sot me thikë në Bulqizë.

Arlind Pasha 20 vjeç u qëllua me thikë për arsye banale nga një i ri pas një sherri banal. Autori është identifikuar si Fatjon Keta, aktualisht i shpallur në kërkim nga policia.

Autori dyshohet se vuante nga problemet mendore. Madje, familjarët e tij kishin denoncuar disa herë në komisariatin e Bulqizës për dhunë në familje, konkretisht ndaj motrës dhe nënës së tij.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Të fundit