Flash News

KRYESORE

Detaje nga vrasja e dyfishtë në Shkodër. Autori ishte pa maskë, fëmija qëndroi për 5 orë në makinë

Detaje nga vrasja e dyfishtë në Shkodër. Autori ishte pa

Zbardhen detaje të reja sa i takon vrasjes së dyfishët të ndodhur mëngjesin e së dielës në qytetin e Shkodrës ku mbetën të vrarë Boran Bërçama, ish efektiv policie dhe bashkëjetuesja e tij Silvana Ndoci.

Mësohet se ka qenë një person i cili ka qëlluar me automatik në drejtim të dy viktimave të cilët ndodheshin ende në makinë. për shkak të errësirës në vendin ku ndodhi ngjarja, policia e ka të vështirë identifikimin e autorit. Mësohet gjithashtu se fëmija i çiftit qëndroi për afro 5 orë në makinë pas ekzekutimit të dy prindërve.

Për këtë ngjarje policia ka shoqëruar 30 persona për ti marrë në pyetje.

Të fundit