Flash News

KRYESORE

Detaje nga vrasja në Elbasan, viktima ishte arrestuar më herët për drogë

Detaje nga vrasja në Elbasan, viktima ishte arrestuar më herët

Identifikohet viktima nga atentati i para pak minutave në Elbasan. Ai është Emiljano Ramazani, i njohur  ndryshe edhe si "Rramami". Në vitin 2017 policia e arrestoi për drogë.

Ngjarja ndodhi te “Rrethrrotullimi i Luleve”, kurse autorët e krimit janë larguar drejt Bradasheshit, si dhe kanë djegur makinën në një ullishte.

RENEA dhe FNSH kanë rrethuar zonën për të kapur autorët.

Elbasan/Informacion paraprak

Në Elbasan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi E. R. 39 vjeç.

Autorët dyshohet se janë larguar me shpejtësi në drejtim të aksit rrugor Bradashesh-Paper, në një ullishte i kanë vënë zjarrin mjetit dhe janë larguar në kodrat përballë Paperit.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjeke të autorëve, po bëhet rrethimi i zonës nga dyshohet se mund të jenë larguar autorët, si dhe janë ngritur menjëherë pika kontrolli në akset rrugore Elbasan-Rrogozhinë, Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Belsh.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nsiur FNSH dhe RENEA, si dhe një grup specialistësh të Departamentit të Policisë Kriminale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të mundshme që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit