Flash News

KRYESORE

Detaje nga vrasja në Prizren, viktima është nëna e këshilltares së Ramush Haradinajt

Zbardhen detaje të reja lidhur me vrasjen e ndodhur mesnatën e mbrëmshme në Prizren.

Një 42-vjeçare u vra me 15 plumba nga bashkëshorti i saj, Bajram V. 61 vjeç, pak ditë pasi kishin ardhur nga pushimet në Zvicër.

Mësohet se viktima është nëna e nënkryetares së AAK-së, e këshilltare politike e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, Diellza Hotit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë e bija, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan: “Pusho e qetë në paqe mami jem, engjëlli jem”.

Mësohet se para krimit, mes çiftit, të cilët kishin disa vite martesë, ka patur mosmarrëveshje, por ende nuk është zbardhur shkaku i vërtetë.

Të fundit