Flash News

KRYESORE

Detaje nga zjarri në apartamentin në Shkodër; i moshuari kishte tentuar disa herë të digjte banesën

Detaje nga zjarri në apartamentin në Shkodër; i moshuari kishte

Detaje të reja raportohen pas zjarrit  që përfshiu sot një apartament në Shkodër. 70 vjeçari që humbi jetën, Ismet Abdurrahmani ishte i vetëm në banesë, kur shtëpia u dogj.

Mësohet se i moshuari prej disa kohësh jetonte i vetëm pasi ishte ndarë nga bashkëshortja me të cilën kishte pasur konflikte. Ndërkohë, televizionet informative raportojnë ai tentuar disa herë ti vendoste flakën banesës.

Kjo hedh dyshimet se ngjarja mund të ketë qenë e qëllimshme, ndërkohë që hetimet që do të kryhen pritet të hedhin më tepër dritë.

Kujtojmë se paraprakisht u raportua se zjarri ishte shkaktuar nga rrjedhja e një bombule gazi.

Të fundit