Flash News

KRYESORE

Detaje për vrasjen e 34-vjeçarit në Mirditë, dyshohet se u mor peng para ekzekutimit

Detaje për vrasjen e 34-vjeçarit në Mirditë, dyshohet se u

Në fshatin Zall Xhuxhë të Fanit, në Mirditë dje mbeti i vrarë një 34-vjeçar. Eri Zefi u ekzekutua me armë zjarri dhe më pas u hodh në një kanal.  Ai u gjet i vrarë rreth orës 16:00 në një zonë të pyllëzuar 50 metra larg Rrugës së Kombit. Një banor i zonës pikasi trupin e viktimës dhe më pas lajmëroi policinë. Sipas burimeve, ai është qëlluar me një plumb me kokë dhe dyshohet se ka gjetur menjëherë vdekjen.

Policia po vijon hetimet, ndërsa sot janë zbuluar detaje të reja për ngjarjen e rëndë.

Ballkanweb raporton se një nga pistat e mundshme të hetimit, është që personi të jetë marrë peng dhe të jetë ekzekutuar pranë Rrugës së Kombit.

Pasditen e djeshme të krimit, policia ka shoqëruar disa persona për t'u marrë dëshmi.

Të fundit