Flash News

KRYESORE

Detaje rreth protestës masive, Basha mbledh Grupin Parlamentar

Detaje rreth protestës masive, Basha mbledh Grupin Parlamentar

Tashmë kanë mbetur vetëm tre ditë nga protesta e opozitës përpara Kryeministrisë.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sot Grupin Parlamentar në selinë blu. Por, pas kësaj mbledhje mësohet se Basha do të zhvillojë dhe një takim me kryetarët e degëve. Ata do të diskutojnë mbi detajet e organizimit të tubimit, në shenjë kundërshtie ndaj qeverisë.

Kujtojmë që opozita e bashkuar thirri protestën të shtunën në orën 11:00 për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pas audio përgjimit të vëllait të tij Agrpn Xhafaj, i cili akuzohet për implikim në çështjet e drogës. Ndërsa Ministr Xhafaj akuzohet për ndryshim të ligjit.

Të fundit