Flash News

KRYESORE

Detaje të dasmës së aktores së njohur turke

Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar Oyku Karayel do të shkojë drejt altarit pas lajmit të fejesës me të dashurin e saj Can Bonomo. Ata zyrtarizuan lidhjen në fejesë më 14 shkurt dhe po në të njëtën ditë vendosën ta ndajnë publikisht edhe me fansat e tyre.

Mediat turke shkruajnë se çifti ka nisur përgatitjet e martesës, madje edhe kanë zgjedhur se ku do ta organizojnë ceremoninë. Edhe pse nuk e kanë zbuluar publikisht, mendohet se çifti  do të martohet në muajin qershor 2018. Këngëtari i njohur dhe aktorja, do ta organizojnë dasmën në fund të qershorit në një prej ishujve më të famshëm në botë, Çeşme, në Aya Yorgi.

Projekti i fundit i Oyku ishte “Rrahje Zemre” (Kalp atisi) i cili po transmetohet edhe në Shqipëri në Tv Klan.

Të fundit