Flash News

KRYESORE

Detaje të reja mbi truprojën e Elvana Gjatës: Mbrëmjen e vrasjes nuk ka pasur armë me vete

Detaje të reja mbi truprojën e Elvana Gjatës: Mbrëmjen e

Meviol Bilo, truproja dhe njëkohësisht kushëriri i këngëtares Elvana Gjata, i shpallur në kërkim si autori i ngjarjes kriminale në zonën e Ish-bllokut, ku gjeti vdekjen një person dhe dy të tjerë u plagosën, thuhet se nuk e ka pasur armën e shërbimit me vete kur ndodhi ngjarja.

Sipas burimeve nga Ministria e Mbrojtjes, ai ishte një ushtarak me kredite shumë te mira dhe rezultate po shumë të mira në testime. Burimet thonë gjithashtu se mbrëmjen e vrasjes nuk ka pasur armën e shërbimit me vete, pasi atë e kishte lënë në garnizon.

Sipas atyre që e njohin, Bilo ishte një njeri i qetë dhe joproblematik.

Nga kërkimet, bëhet me dije gjithashtu se ai është rreshter specialist i Xhenios në Batalionin e Forcave Speciale, ndërkohë që ishte i punësuar edhe si truprojë i këngëtares Elvana Gjata.

Sipas ligjit, të punësuarve në shtet, nuk iu ndalohet një punë e dytë, të cilën prej disa kohësh e bënte edhe 41 vjecari.

Meviol Bilo ka qene pjesë e Forcave Speciale të ushtrisë shqiptare, që kanë shërbyer në mision paqeruajtës në Kandahar.

Në dhjetor të vitit 2011, Bilo është dekoruar me “medaljen e shërbimit”, pas kthimit të atdhe nga misioni në Afganistan.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë, thuhej se në kuadër të festimeve me rastin e 99 vjetorit të pavarësisë, 8 oficerë të ushtrisë u certifikuan me “Medaljen e Shërbimit” për performancë të jashtëzakonshme dhe ekzekutim të sukseshëm të detyrave gjatë misionit “Eagle 3”.

Mësohet gjithashtu se Meviol Bilo është i martuar dhe ka 2 fëmijë.

Të fundit