Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga arrestimi i kuksianëve, ku janë dërguar 24 të arrestuar pas operacionit të beftë nga RENEA

Detaje të reja nga arrestimi i kuksianëve, ku janë dërguar

24 persona janë arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia dhe forcat RENEA, të akuzuar si persona që shkaktuan incidente në protestën e djeshme të banorëve të Kukësit kundër tarifës në Rrugën e Kombit.

Numrin e të arrestuarve e ka konfirmuar deputeti i PD, Edmond Spaho, pas një takimi që pati me drejtorin e policisë dhe deputetë të tjerë të opozitës.

Sipas Spahos pjesa më e madhe e të arrestuarve janë në komisariatet e Tiranës, ndërsa një pjesë e vogël në komisariatin e Kukësit, ndërkohë që Prokuroria ka lëshuar 24 urdhër-arreste ende të paekzekutuara.

Deri tani policia ka konfirmuar se personat e arrestuar nuk do të lirohen me argumentin se kanë shkelur ligjin, duke kundërshtuar policinë dhe dhunuar sportelet në rrugën e Kombit.

“T’i jepet fund kësaj klime, të lirohen të arrestuarit. 24 persona u arrestuan si në diktaturë”, u shpreh Spaho për mediat, pas takimit në komisariat, ndërsa deputeti tjetër i PD, Ervoin Salianji tha se: Nuk jam revolucionar, Rama i ka vënë flakën vendit, kjo është vetëm shkëndija e parë për gjithë Shqipërinë”.  

 

 

Të fundit