Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Greqi

Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Greqi
Një  shqiptar u vra me armë zjarri në mesnatë, në kryeqytetin grek. Detaje të reja kanë hedhur dritë mbi ngjarjen. Televizioni grek Star bën me dije se ngjarja ka ndodhur në një pyll pranë shtëpisë së shqiptarit 33-vjeçar. Gazetarët e televizionit grek, kanë bërë të ditur se dyshimet e policisë për vrasjen kanë të bëjnë me pazare të prishura që kanë çuar në pas në ekzekutimin e shqiptarit. Ai është qëlluar nga afër, duket se nga personi me të cilin ka pasur takim. Mësohet se shqiptari e kishte pasaportën në xhep, por policia nuk e ka bërë publik identitetin e tij.  

Të fundit