Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga masakra e Selenicës, Ritvan Zykaj telefonoi policinë për t'u vetëdorëzuar pasi vrau 8 kushërinjtë

Detaje të reja nga masakra e Selenicës, Ritvan Zykaj telefonoi

Zbardhen detaje të reja lidhur me masakrën e Selenicës në Vlorë, ku Ritvan Zykaj ekzekutoi me breshëri kallashnikovi tetë kushërinjtë e tij, mes tyre edhe dy fëmijë, më i vogli 6 vjeç.

Pavarësisht se policia zhvilloi një operacion të madh  për arrestimin e 24-vjeçarit të premten e kaluar, duket se i riu është penduar fill pasi kreu krimin dhe kishte telefonuar policinë për masakrën që kishte shkaktuar me të afërmit.

Sipas tv klan, Zykaj kishte telefonuar policinë gjatë minutave të para që ishte në arrati. Por, për shkak të zonës në të cilën ndodhej, telefonata në numrin 112 u kap nga Policia e Fierit.

Mësohet se Zykaj i kishte kërkuar sallës operative që të dorëzohej, pas kishte kryer një krim të rëndë.  Pasi e kanë lokalizuar përmes gjurmimit të sinjalit telefonik, punonjësit e policisë së Fierit telefonuan sallën operative të Policisë së Vlorës për t’i kaluar telefonatën e 24-vjeçarit Zykaj dhe në këtë moment ky i fundit ka mbyllur telefonin pa dhënë shpjegime.

Ai u arrestua 12 orë pas ngjarjes rreth orës 05.00 të mëngjesit të së shtunës, edhe pas negociatave dhe thirrjeve të të vëllait përmes SMS-ve për tu dorëzuar.

Të fundit