Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga shpërthimi me tritol në lokalin pranë gjimnazit ‘Petro Nini’, kush është pronari

Dalin në pah detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse në 03 të mëngjesit të sotëm në rrugën  “Dëshmorët e 4 shkurtit” në Tiranë.

Lokali ku ka ndodhur shpërthimi ndodhet fare pranë gjimnazit ‘Petro Nini Luarasi’ dhe në katin e parë të një pallati.

Për pasojë, banorët janë zgjuar sot të tronditur për shkak të shpërthimit të fuqishëm, që ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz.

Mësohet se lokali i përket shtetasit Arben Koçollari, i cili rezulton si person pa precedentë të mëparshëm penalë.

Ai është marrë menjëherë në pyetje nga policia dhe po hetohet në pistën e dyshimtë se shpërthimi ka ndodhur për shkak të konkurrencës në zonë.

Ndërkohë, si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar edhe disa biznese që ndodheshin ngjitur me lokalin, duke u shkaktuar thyerje të xhamave.

Lexo edhe: Shpërthim tritoli në 03 të mëngjesit në Tiranë, dëmtohet lokali pranë ish-Bllokut

Të fundit