Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga vrasja e Emiljano Boçit, e dashura pa tmerrin me sy

Mbrëmjen e djeshme në rrugën “Shefqet Musaraj”, mbeti i vrasë si pasojë e një atentati Emiljano Boçi , 32-vjeç. Boçi ka qenë i shoqëruar nga e dashura e tij, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, si dhe nga shoku i tij Melvi Disha, i cili i shte i ulur në sendilen e pasme të makinës. Mësohet se viktima, e dashura dhe shoku i tij i plagosur ishin kthyer nga Gjermania 2 javë më parë.

Ka qenë vajza që i shpëtoi atentatit ajo e cila ka lajmëruar Policinë, ndërsa vetë është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës, me automjetin e viktimës. Policia bën me dije se Emiljano Boçi ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa miku i tij, Melvi Disha, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani në polici janë shoqëruar disa persona. Po vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorit. 

Burimet bëjnë me dije se viktimës i është bërë atentat edhe në vitin 2010 në Selitë, ku mbeti i plagosur dhe u arrestua. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes.

Të fundit