Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga vrasja e të riut në Mamurras, identifikohet autori

Detaje të reja nga vrasja e të riut në Mamurras, identifikohet

Dalin detaje të reja nga vrasja e dytë e ndodhur brenda 24 orëve në Mamurras.

Indrit Pepa, 27 vjeç u ekzekutua rreth orës 04.30 minuta të mëngjesit të sotëm me armë zjarri sapo ka dalë nga banesa. Ngjarja ka ndodhur afër xhamisë së qytetit.

Policia ka mundur të identifikojë menjëherë autorin, A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim.

Mësohet se i riu kishte patur më herët konflikte e për pasoja familja e tij qëndronte prej kohësh e ngujuar.

Indriti jetonte më shumë në emigracion për shkak të hasmërisë, lidhur me një plagosje që kishte kryer pesë vite më parë.

Viktima ishte babai i një vajzë 3-vjeçare.

“Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit