Flash News

KRYESORE

Detaje të reja për vrasjen e Emiljano Boçit në Tiranë, dyshohet nga vrasës me pagesë

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e të riut Emiljano Boçi në Tiranë. Burime për “Gazetën Shqiptare” bënë të ditur se vrasja e 32 vjeçarit dyshohet të jetë bërë nga vrasës me pagesë.

Kjo nisur nga mënyra e veprimit të autorëve. Të njëjtat burime saktësuan se ekzekutimi ka ndodhur në një vend pa kamera. Dhe pasi kanë kryer vrasjen me dy plumba në kokë ndaj Boçit, autorët janë larguar në këmbë nëpër rrugica, ku po ashtu nuk ka pasur kamera sigurie.

Pikërisht këto fakte i bëjnë hetuesit të mendojnë se autorët e kanë studiuar vendin e veprimit dhe lëvizjet e autorit, duke çuar drejt pistës së një vrasje të porositur.

Nga ana tjetër, dy persona të dyshuar si autorë janë kapur në zonën e “Vasil Shantos”, duke hipur në 2 makina të ndryshme, targa e të cilave nuk duket në kamera.

Emiljano Boçi u ekzekutua mbrëmjen e 15 janarit në Tiranë teksa sapo kishte hipur në makinë me të dashurën dhe shokun e tij Melvin Disha.

Të fundit