Flash News

KRYESORE

Detaje të reja për vrasjen në Shkodër, 31-vjeçari u qëllua me 15 plumba teksa po kalëronte

Detaje të reja për vrasjen në Shkodër, 31-vjeçari u

Shtetasi Arjan Ferracaku, 31-vjeç, u gjet i vrarë mesditën e sotme në zonën e Livadhes në periferi të Shkodrës.

Pronari i dy bizneseve dhe babai i dy fëmijëve, u gjet jashtë një automjeti të djegur dhe ngjarja mendohet të ketë ndodhur gjatë natës.

Ndërkohë, burime nga policia lokale thanë se viktima ishte adhurues i kuajve, madje dyshohet se ka qenë duke kalëruar kur është qëlluar për vdekje.

Dy plumba ka marrë edhe kali me të cilin ai po kalëronte. Mendohet se ekzekutori e ka ndjekur të riun përreth 50 metra dhe më pas ka qëlluar me rreth 15 plumba, 7 prej të cilëve kanë prekur të riun i cili ka vdekur menjëherë. Dyshimet janë se ekzekutori ka pasur edhe bashkëpunëtorë.

Të fundit