Flash News

KRYESORE

Detaje të reja për vrasjen në Shkodër, autori ishte i akuzuar për vjedhje

Detaje të reja për vrasjen në Shkodër, autori ishte i

Detaje të reja janë zbuluar nga policia për vrasjen në Shkodër, ku një 30-vjeçar vrau me thikë shtetasin Prendush Fushaj.

Mësohet se autori i dyshuar është shtetasi Fredi Pllumi, i cili më parë ishte akuzuar nga viktima për vjedhje parash në banesën e tij.

Fushajt i kishin vjedhur ditët e fundit një sasi parash, dhe për këtë ngjarje ai kishte akuzuar Fredi Pllumin, të cilin e kishte denoncuar edhe në polici.

Policia e ka shoqëruar Pllumin por më pas e ka lënë të lirë. Sot pasdite autori ka shkuar te banesa e viktimës dhe pasi kanë debatuar e ka therur me thikë, duke i shkaktuar plagë të rëndë, të cilat i kanë sjellë vdekjen.

Të fundit