Flash News

KRYESORE

Detaje të reja/ I riu e quajti policin ‘spiun’, i vendosi armën tek koka

Detaje të reja/ I riu e quajti policin ‘spiun’, i vendosi

Janë zbardhur detaje të reja sa i takon ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur efektivi i policisë Ermal Bregu.

Mësohet se efektivi Bregu dhe shtetasi Daniel Manushi janë përplasur mes tyre edhe dy ditë para ngjarejs. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ata kanë qëlluar së bashku në të njëjtin lokal.

Mësohet se i riu e ka thirrur policin ‘spiun’ për shkak të detyrës që ai mban. Fillimisht ka pasur nëj përballje verbale më dhe pas kanë dal nga lokali dhe janë përplasur fizikisht në rrugë.

Në një moment 23-vjeçari ka nxjerrë pistoletën dhe ia ka vendosur në kokë policit. Efektivi e ka shmangur drejtimin e armës e cila është shkrepur 2 herë. Efektivi i policisë u plagos në dorë dhe në bark, por pas transportit në spital është jashtë rrezikut për jetën.

Të fundit