Flash News

KRYESORE

Detaje të reja, si i shpëtoi “Çipuri" atentatit për herë të dytë

Detaje të reja, si i shpëtoi “Çipuri" atentatit

Policia ka zbardhur detaje të reja lidhur me atentatin mafioz në Vlorë që shkaktoi dy të vdekur dhe një të plagosur. Nga të shtënat me breshëri automatiku mbetën të vdekur Orest Rexho dhe Arjan Hasani, ndërsa u plagos Armando Sulejmani.

Policia bën me dije se në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja plumbash, ndërkohë që në komisariat janë shoqëruar deri tani 15 persona.

Objektiv i atentatit mafioz ishte pikërisht personi që arriti të mbijetonte, Armando Sulejmani i njohur nofkën “Çipuri” dhe cilësohet si anëtar i bandës së Gaxhait, një emër mjaft i njohur për organet e drejtësisë. Sulejmani, i cili u plagos me dy plumba, gjendet jashtë rrezikut për jetën. Ai ishte i ulur në sedilen e pasme të makinës dhe ka  mundur t'i shpëtojë sërish atentatit.

Kujtojmë se në maj të 2016-ës, Sulejmani i ka mbijetuar edhe një tjetër atentati në lagjen Pavarësia në Vlorë, pak muaj pasi kishte dalë nga burgu.

 

Të fundit