Flash News

KRYESORE

Detaje të reja/ Vjollca Arapi publikon pamje të rënda të vrasjes së bashkëshortit

Lirimi i një prej tre të akuzuarve në vrasjen e Agim Arapit, në qytetin e Durrësit në muajin prill ka sjellë edhe reagimin e bashkëshortes së tij, e cila kësaj herë ka publikuar foto të rënda nga ajo çfarë i është bërë ish bashkëshortit të saj.

Tre të akuzuarit janë Kostandin Ekonomin, Kujtim Ekonomin dhe Jurgen Kurtin, të cilët kanë rrahur brenda dyqanit Agim Arapin, i cili si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur dot të shpëtojë.

Madje ndërkohë që Vjollca Arabi, bashkëshortja në një mesazh dërguar joq kërkon drejtësi për ndëshkimin e fajtorëve të vrasjes së bashkëshortit.

Mesazhi

Jam bashkeshortja e Agim Arapit, i cili u masakrua ne shkelma ne grushte nga Kostandin Kujtim Ekonomi dhe dhendri i tyre Jurgen Kurti, i cili per drejtesine shqiptare ishte i pafajshem edhe ne vdekjen e te atit edhe ne vdekjen e burrit tim. Prokuroria e Durresit me prokuror Bledar Bejkon, e ka pare te arsyeshme nxjerrjen e Kostandin Ekonomit nga burgu edhe pse faktet jane. Prova ka sa te duash, deshmitarë qe tregojne vdekjen makabre te burrit tim jane aty, por sot per drejtesine e Durresit, bosat miljonere dalin nga burgu. Ju lutem bejeni bublike kete mesazh qe po ju nis Vjollca Arapi.

Kjo eshte masaker makabere dhe mjeku ligjor thote qe ka vdekur nga frika dhe ka qene i semure me zemer. Dhe nje njeri normal do te vdiste ne ato kushte, e jo me burri im qe vuante nga zemra. Ishte me brinje te thyere, hunde e demtuar e enjte ne fytyre.

Dua ta bej publike se prokuroria e Durresit bosat i nxjerr jashte burgut dhe fukarejte nuk i perfill fare. Jetojme ne nje bote te frikshme qe nuk ka siguri jete. Drejtesia, prokuroria e Durresit ma vrau burrin per te dyten here. Ajo e kriminelit qe e futi ne dhê dhe drejtesia qe e fundosi me shume.

I gjithe Durresi mendonte se keta do te denoheshin, por jo. Pritet per tjetrin qe eshte brenda te behet gjyqi neser qe te dale dhe ky i mbeturi qe eshte ne burg. Kjo eshte drejtesia e Durresit".JOQ

Të fundit