Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Detajet e bashkëpunimit A2-CNN; si do e përzgjedhë stafin në Shqipëri dhe kur do nisë transmetimi
Lajmi se media e njohur ndërkombëtare, CNN, ka hyrë në tregun shqiptar ngjalli jo pak interes në publik. Në Shqipëri, ndryshe nga rajoni, kanë munguar emrat ndërkombëtare në media. I pari që tentoi ishte Waz Media Group, një nga grupet më të mëdha mediatike në Europë me seli qendrore në Gjermani, i cili bleu 67% të aksioneve të Vizion Plus për 2.4 milionë euro në shkurt të vitit 2009, por më pas i shiti sërish aksionet në korrik të vitit 2012.
Tregu i vogël i reklamave që vlerësohet deri në 40 milionë euro në vit dhe konkurrenca e lartë, shpesh informale, mes mediave vendase, i kanë mbajtur larg të huajt nga ky sektor.
Megjithatë, Gener 2, një nga kompanitë më të mëdha private shqiptare në fushën e ndërtimit dhe punimeve civile inxhinierike, arriti që të sjellë në një partneritet ekskluziv me CNN, hapjen e stacionit të parë informativ A2.
“Gjendemi në kushtet kur ekonomia shqiptare ka nevojë të rritet dhe të diversifikojë portofolin e investimeve. Nisur nga kjo ne menduam se është koha e duhur t’i japim tregut një investim të madh në industrinë e medias, një investim të qëndrueshëm që do të ndryshojë, e për këtë ne jemi të bindur, realitetin mediatik shqiptar”, pohoi Dorina Troka, Drejtore e Marketingut dhe Komunikimit, Gener 2, e cila dha për “Monitor” disa detaje se kur do të fillojë aktiviteti dhe çfarë risish do të sjellë në treg hyrja e një media ndërkombëtare.
Transmetimet nisin në fund të 2018-s
A2 do të jetë një televizion tërësisht i ri me zyra qendrore në Tiranë. Do të ketë studio televizive dhe çdo lehtësi të mundshme për prodhimin e përmbajtjeve informative në formatet më kryesore të tij.
“Ne jemi optimistë se do të përmbushim të gjitha angazhimet që kemi ndërmarrë dhe A2 do të nisë transmetimet direkte në fund të vitit 2018”, tha Troka.
Aktualisht po punohet për të ndërtuar identitetin e këtij televizioni bazuar në standardet dhe guidën e markës CNN.
Stacioni i ri televiziv, A2, do të ofrojë përmbajtje informative, si për shqiptarët brenda vendit, ashtu edhe për ata të diasporës dhe më gjerë. I gjithë informacioni i CNN, që do të transmetohet ekskluzivisht nga CNN, do të përkthehet në gjuhën shqipe, tha Troka.
“Ne besojmë se do të kemi të gjithë potencialin e duhur për të sjellë një stil të ri të të bërit të gazetarisë në Shqipëri. Kjo edhe për vetë faktin se jemi në partneritet ekskluziv me CNN dhe do të mund të kemi akses në një rrjet të përbërë nga 1,100 degë që shtrihen në të gjithë botën”, shtoi ajo.
Si do të përzgjidhet personeli
Zgjedhja e personelit do të kryhet duke ndjekur udhëzimet dhe standardet e CNN dhe stafi vendas do t’i nënshtrohet një procesi të rreptë përzgjedhjeje. “Në bashkëpunim të ngushtë me CNN dhe këshilluesit tane, jemi duke finalizuar kërkesat për çdo element të strukturës organizative. I gjithë procesi do të zhvillohet nën mbikëqyrjen e të gjitha palëve të përfshira.
Rekrutimi do të filloje së shpejti. Të gjithë profesionistët e interesuar do të mund të aplikojnë sapo të njoftohet nisja e procesit”, pohoi Drejtorja e Marketingut dhe Komunikimit në Gener 2.
Totali i personelit do të arrijë në rreth 100 persona.
Konkurrenca
Hyrja e CNN në tregun shqiptar pritet të rrisë konkurrencës por dhe t’i japë një tjetër dimension cilësisë së raportimit të lajmit bazuar në standardet ndërkombëtare.
“Ne arritëm të firmosnim një marrëveshje me CNN pasi kaluam një proces të rreptë dhe të kujdesshëm. CNN do te na furnizoje me lajme, informacion dhe permbajtje ekskluzive. Paralelisht, në kohe reale, përmbajtjet tona do të furnizojnë CNN. Procesi do të jetë i monitoruar”.
Objektivi është që të ofrohen lajme të shpejta, të thelluara, të kuruara dhe mbi të gjitha të besueshme për audiencën.
“Për të realizuar këtë sipërmarrje do të mbështetemi nga ekspertë mediash me përvojë të gjerë në këtë industri. Gjithashtu do bashkëpunojmë me kompani të njohura në sektorin e teknologjisë, krijimtarisë dhe komunikimit etj”, tha Troka.
“Në këndvështrimin tonë, edhe kompanitë e tjera që janë të pranishme tashmë në këtë industri do të nxiten për të rritur standardet, për të investuar më shumë në teknologji dhe për të trajnuar stafin. Në këtë mënyrë, CNN, nuk do të jetë thjeshtë dhe vetëm një markë ndërkombëtare mediatike e pranishme në tregun shqiptar, por do të ofrojë garanci dhe nxitje për rritjen e standardeve”.
A do të jetë fitimprurës
Tregu i vogël i reklamave dhe konkurrenca e lartë në media nuk e kanë trembur investitorin Gener 2, që të sjellë CNN nëShqipëri. “Numri i mediave që operojnë në treg është i lartë në krahasim me popullsinë”, thotë Troka. “Ne e respektojmë konkurrencën, por një lojtar i ri po bëhet pjesë e lojës”.
“CNN është një kompani shumë fitimprurëse. Ne besojmë në modelin e tyre dhe do të ndjekim udhëzimet për ta bërë stacionin tonë fitimprurës në Shqipëri”, tha Troka.
Risi do të jetë dhe teknologjia. “Do të përdoret teknologjia e fundit të industrisë. Kjo do të na lejojë të ulim kostot dhe të rrisim performancën e prodhimit. Këto detaje të rëndësishme operacionale do të na japin një avantazh në konkurencë me tregun aktual”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38