Flash News

KRYESORE

Detajet e para nga dasma e Bleros dhe Afronës

Detajet e para nga dasma e Bleros dhe Afronës
Këngëtari Blero dhe partnerja e tij Afrona Dika bënë publik lajmin e bukur se shtatorin e këtij viti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Ata kanë nisur përgatitjet dhe herë pas herë postojnë në ‘Instagram’ detaje të vogla nga këto momente. Ditën e sotme, “Prive” ka zbuluar detaje të reja nga dasma e tyre. Dasma e Bleros dhe Afronës do të zhvillohet në hotelin më luksoz në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin. Pritet që ata të kenë rreth 600 të ftuar, të cilët do të akomodohen për një natë në hotelin luksoz. Ndërkohë që ditët e fundit, çifti kanë udhëtuar drejt Tiranës për të bërë setin e parë fotografik para dasmës. Këto foto do të ekspozohen natën speciale në korridoret e hotelit ku do të zhvillohet ceremonia. Sipas “Prive” kjo pritet të jetë një ndër dasmat më të kushtueshme të shoëbiz-it shqiptar.
 
View this post on Instagram
 

Nuse to be soon...👰🏼 Make Up & Hair: @anderratelie @anderrateliehair

A post shared by Afrona Dika (@afronadika) on

Të fundit