Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
DETAJET/ Vendos PD, ja kur nis protesta në Kavajë dhe si do bllokohen qendrat e votimit
Pas takimit të zhvilluar me krerët e degëve, kreu i PD-së, Lulzim basha, ka marrë vendimin se kur do të nisë protesta e opozitës në Kavajë, më 7 maj, për bllokimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale.
Sipas burimeve, protesta do të nisë në orën 11:00 të së dielës dhe pas fjalimit të Bashës në qendër të qytetit, protestuesit do të shpërndahen në mënyrë paqësore drejt qendrave të votimit, për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve.
Burime nga PD bëjnë të ditur për Politiko.al se parashikohet të jenë më shumë se 20 mijë protestues, të cilët do të kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe largimin e të inkriminuarve nga funksionet drejtuese.