Detaji i veçantë, Meghan Harry marrin në stafin e tyre ish-ambasadoren e Britanisë për Shqipërinë

Pas punësimit të Fiona Mcilwham, që është dhe ish-ambasadorja e Britanisë së Madhe për Shqipërinë, Meghan Markle dhe Harry bëhën të parët në familjen mbretërore me një staf të përbërë vetëm nga femra.

Duka dhe Dukesha e Sussex do kenë në staf dhe Sara Latham, e cila ka qenë këshilltarja në fushatën e Hilary Clinton në vitin 2016, Heather Hong, e cila ka qenë pjesë e administratës të Obama-s si dhe Natalie Campbell, e cila ka drejtuar më përpara organizatën ‘The Royal Foundation’.

Çifti mbretëror janë treguar të kujdesshëm që pranë tyre të kenë njerëz me potencial dhe specialistët më të mirë.