Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Marrëveshja Rama-Basha ka nxjerrë një pakt kombëtar nga një komunikim personal. Një pjesë e kundërshtive që i janë përplasur në xhamin e parmë, si zogj të verbër në stuhi, kanë patur të bëjnë edhe me këtë: I gjithë pushteti, politik, ekonomik dhe individual i vendit, ishte përqendruar në një dhomë në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit, aty ku dikur 'banonte' Komiteti Qendror, në duart, mendjet dhe, po deshe, kapriçot e dy njerëzve. Njëri në të dyzetat dhe tjetri në të pesëdhjetat. Të dy bashkë më të rinj në moshë, edhe se mosha e shtetit të cilin 'e ndanë' mesnatën e së mërkurës.
Ky është një shikim i kundërshtive të Marrveshjes nga një kënd 'psikologjik'.
Po të vazhdojmë me psikologjinë, të dy shefat e politikës, njëri me shtatmadhori në Çadër, e tjetri mbi të, në Kryeministri, zgjodhën [ose rastisën] ta bëjnë paktin (deal or no deal!?) në sinorët e shemruesit të madh të të dyve, dhe sidomos njërit, Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Në media u dha me ngazëllimin dhe kureshtjen e një konspiracioni akut, edhe fakti i lëvizjes së mundshme nga një zyrë në tjetrën e Bashës dhe Ramës, për të shmangur, me gjasë, ndonjë çimkë të Metës.
A thua ai Pakt të mos ketë qenë më shumë se një ikje e të dyve nga Meta drej dypolaritetit në politikën shqiptare? Kryetari i Kuvendit, të nesërmen, në ndërkohën që Rama e Basha i zhvendosën bisedimet në Pallatin e Kongreseve, aty ku 15 vjet më parë Nano e Berisha bënë një tjetër 'detantë politike', bëri një vizitë kortezie, që ngjante si një lule artificiale në ballkonin e një dite maji, në zyrën e ish-partnerit dhe ish-shefit të vet në qeverinë e 2009-2013-ës.
E kam dobësi, u tha Meta gazetarëve pas daljes nga takimi 30 minutësh me ish-Kryeministrin Berisha.
Marrëveshja vjen, megjithatë dhe më shumë se asgjë tjetër, si pakt politik. Në këtë rrafsh ajo merr vlerën më të madhe. Rama e Basha i dhanë fund, më në fund, një krize politike e institucionale që shtriqej në gjymtyrët e shoqërisë, si një paralizë e pjesëshme; me premtimin ogurkeq të një paralize të përgjithshme.
Fitorja duhet shikuar brenda kësaj logjike, dhe jo si mors tua vita mea (vdekja jote, jeta ime). Madje, pikërisht në daljen prej kësaj logjike shkatërruese politike, qëndron edhe përshëndetja që u duhet dhënë dy krerëve të partive kryesore në vend. Basha mori aq sa për të mos zhvlerësuar aksionin e tij politik. Në ata kufij shtrihet edhe 'territori' i Ramës. Të takuarit në mes është një akt politik; të takuarit në njërin ekstrem, është gijotinë.
Demokracisë dhe demokratëve u lejohet t'i imagjinojnë, por jo edhe t'i kryejnë punët me forma të tilla.
Një kënd i fitores mund të shihet edhe nga 'pozicionet e shkatërrimit'. Partitë e vogla, apo dytësore, në pamje të parë ngjajnë si dele të flijuara në tempullin e detantës politike të arritur nga dy të mëdhenjtë. Një dallesë ia vlen të përvijohet, megjithatë. Kryeministri, duket sikur i ka dhënë edhe një spërdredhje kamës së ngulur në brinjët e satelitëve dhe partnerëve të vet, një 'vrasje' të ngadaltë që e pat filluar që në vitin 2013, duke e zgjatur edhe në zgjedhjet lokale. Rama mezi e fsheh bezdinë e tyre.
Basha ka gjasa që ta shpërblejë, dhe duhet ta bëjë, qëndresën dhe mbështetjen që mori gjatë tre muajve të gjatë të protestës nga Agron Duka, Fatmir Mediu, Nard Ndoka, Vangjel Dule dhe Dashamir Shehi. Ata burra që e shoqëruan në çadrër, në takimet me të huajt dhe në daljet mediatike, i dhanë protestës imazhin e asaj që, shpesh dhe qëllimisht nga Basha vetë dhe mbështetësit e tij mediatikë, u quajt 'Opozita e Bashkuar'. Pa ta, le ta pranojmë, rezistenca do të dukej si një inkursion nëpër rrafshnaltat e asgjësë.
Me siguri, Basha do t'i akomodojë partnerët e vet politikë duke i bërë pjesës të paketës. Rama në anën tjetër, mund t'i akomdojë duke u dhënë fund.
Pas interpretimit të këtyre taktiave dhe luajaliteteve të krerëve të partive kryesore, nuk mund të mos përshëndetet kjo pikë e marrëveshjes si një arritje. Përballja elektorale e 25 qershorit, brenda konfigurimit 'secilit hakun', do të ndihmojë të vërtetën, por edhe garën.
Partitë që mbufaten nga sistemi dhe pastaj bëhen dëmtuese apo pengmarrëse të tij, duke u përpjekur të krijojnë konfigurime penguese, për interesa të ngushta, personale apo partiake, nuk kanë kuptim etik dhe as politik. Njësoj kështu edhe formacionet që marrin deputetë në listat e një partie, dhe më pas i trafikojnë drejt një tjetre. E me radhë, shtërzime medemek demokratike, që futen nën strehën e 'pragmatizmit', një term që tashmë e ka mësuar edhe gjysmëanalfabeti i fundit.
Le tu shërbejë 25 qershori që të shkojnë në masën e tyre reale të kostumit elektoral. Për të qenë të ndershëm me ta, ndërhyrjet në Kodin zgjedhor dhe në reformat ligjore të parashikuara në Paktin Rama-Basha, duhet të marrin parasysh 'nene' jo dëmtuese, që u lejojnë të tretëve apo të vegjëlve, të dëshmojnë peshën reale elektorale.
Marrëveshja Rama-Basha duhet parë si një Detantë Politike dhe Sociale. E cila, së pari vendos integrimin në Bashkimin Europain si strategji kombëtare dhe synon përshpejtimin e integrimit, e penguar nga stërkëmbëshat, si të PS ashtu dhe PD.
Së dyti, krijon kushtet e një rotacioni dhe gare politike që nuk bazohet te konflikti in perpetuum. Duke garantuar së pari një shtrat ligjor, dhe duke e kthyer skenën politike brenda garës dhe meritokracisë.
Nëse këto janë qëllimet e Detantës ajo duhet përshëndetur. Nëse është një pakt kalimtar për të shpëtuar lëkurën e stinës dhe futur me turr në lëkurën e vjetër, këtu do jemi, ne dhe ata.
Me sa të duash kohë për t'u dalë kundër.
Si njërit, dhe tjetrit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38