Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Ka një ndryshim thelbësor mes dy marrëveshjeve të arritura nga qeveritë shqiptare për delimitimin detar me vendin fqinj, Greqinë. Njëra prej tyre ishte publike dhe tjetra ‘sekrete’. Mund të thuash çfarë të duash për Sali Berishën, qeverisjet, marrëveshjet dhe mosmarrëveshjet e tij, dhe këtë rast për atë me Athinën, por publiku të paktën e pati të qartë se çfarë i duhej të kundërshtonte apo me çfarë të pajtohej.
Krejt e kundërta me ‘qeverinë Rama’ dhe stilin e kryeministrit të herës, ku transparenca publike nuk bën pjesë dhe ku gatishmëria nuk është për të, por si me ia qitë shpirtin publikut derisa ai të dorëzohet e të ngrejë duart pasi ta kenë lëshuar nervat.
Është stil putinian ky, nëse i besojmë një teze të Ivan Krastev-it në librin e fundit ‘Drita që u shua’, sipas së cilës nuk gënjehet për hir të gënjeshtrës, por për të shkaktuar një provokim. Nëpërmjet emocioneve të forta të provokimit shkohet më pas deri në fund, me sa duket.
Rama e ka zgjedhur herë e pafund këtë teknikë dhe shembujt më të freskët janë amendimet e ligjit zgjedhor dhe ligji për median, i njohur si i kundra-shpifjes. Për kryeministrin tonë nuk ka rëndësi argumenti, as i vetes dhe as kundërshtarit, por provokimi i opinionit dhe i kundështarit.
Nëpër këtë provokim jemi duke ecur tashmë prej dy vitesh, dhe për argumentin nuk dimë asgjë. Paradoksalisht dimë për kundërshtimet dhe kundërshtarët, para se të kemi mësuar se çfarë po kundërshtohet. Kësisoji kundërshtimi është kthyer në qëndrim apriori duke e zhveshur debatin nga kuptimi dhe vlera.
Për çfarë po debatojmë prej dy javësh tashmë, a mund të na thotë dikush? Për një marrëveshje ‘tradhtare’ të detit? Të dakordësuar nga kush? Firmosur prej kujt? Miratuar nga cilët ekspertë? Vettuar nga cila Gjykatë Kushtetuese?
Mjerimi i dytë i debatit, pas kurthit të ngritur nga le agent provaceteur, është se kundërshtimet zëlarta i shtohen zhurmës së tradhtisë nga patriotët full time të rrjeteve sociale. Nuk është dashuri për Shqipërinë, por urrejtje për Greqinë, për fqinjin, për Tjetrin, për të ngjashmin e perceptuar si të ndryshëm. Edhe kjo është një enë boshe komunikimi ku mungesa e informacionit zëvendësohet me zhurmën, në të cilin humbim atdhedashurinë, e këmbyer me nacionalizmin, ku ne shqiptarët qenkërkemi më të shenjtë se grekët, e gjithë të tjerët.
Kështuqë deti Jon, që është i joni dhe i grekëve, për disa mijëvjeçarë tashmë, është shndërruar në një place d’armes; në muret e Facebook-ut përditë luftohet një Termopile e re, përditë vrapohet një maratonë anti-greke dhe ngrihet një flamur shqiptar në thembrën e një Akili të mëtuar deri në pavdekësi nga të gjithë ata që te e shkuara e kanë të ardhmen e sigurt.
E gjitha sepse guverna shqiptare e radhës, është e Ramës por mund të ishte e dreqit dhe të birit, në vend të transparencës, në vend të aplikimit të tezës së një shoqërie të hapur (hey, është ide e Popper-it, jo Soros-it) dhe të një qeverie edhe më të hapur, e shtyn opinionin publik drejt trajtave të turmës apo kopesë. Rezervimi apo refuzimi i informacionit, mbushja e foleve të fjalëve me barut të lagur të patriotizmës, çon te simulimi i një debati pa debat.
Në këtë skizofreni qeveriset më mirë. I miri dhe i keqi. Në emër të të ligut dhe budallait.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38