Flash News

KRYESORE

Detyrat që duhet të përmbushë Ballkani Perëndimor për heqjen e tarifave Roaming

Detyrat që duhet të përmbushë Ballkani Perëndimor

Në fillim të vitit të ardhshëm do të diskutohet drafti final për arritjen e roaming falas në 6 shtetet e Ballkanit. Sipas një njoftimi të fundit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), më 25 janar pritet të bëhet mbledhja, e cila i paraprin një takimi final në prill, periudhë e cila konsiderohet si e nevojshme për të përmbushur të gjitha procedurat për projektin Roaming Rajonal.

Rajoni duhet të vazhdojë punën drejt reduktimit të tarifave të roamingut në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke zbatuar marrëveshjen.

Rajoni duhet të arrijë negociata të plota për njohjen reciproke të kualifikimeve profesionale dhe të nënshkruajë marrëveshjen për të, si dhe bien dakord mbi modelin për njohjen e kualifikimeve akademike.

Gjithashtu, duhet të iniciojë zbatimin e reformave të investimeve në përputhje me RIRA, me aktivitetet e para të planifikuara të investimeve të realizuara (përfshirë turizmin).

Të fundit