Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deutsche Welle/ Komisioni i Venecias: Meta tejkalim kompetencash, jo shkarkim
Komisioni i Venecias dha opinionin e vet lidhur me anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Tani fati politik i Metës është në dorë të Gjykatës Kushtetuese, shkruan sot Deutsche Welle.
Komisioni i Venecias publikoi të premten në mbrëmje (27.09.2019) opinionin e tij për karakterin kushtetues ose jo të dekreteve të Presidentit Meta lidhur me anulimin e 30 qershorit të kaluar, si datë e Lokaleve 2019. Në draft raportin e këtij Komisioni dekretet e Metës cilësohen si”tejkalim i kompetencave kushtetuese, që nuk përbën akt për shkarkimin e Presidentit dhe vendimin përfundimtar do ta marrë Gjykata Kushtetuese”.
Komisioni i Venecias shprehet në draft raportin e sipërpërmenduar se “në kushtet e mungesës së një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë, e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme, duke patur gjithashtu edhe një bazë specifike ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.”
A ishte Shqipëria në situatë për masa të jashtëzakonshme?
Presidenti Meta anuloi 30 qershorin si datë e Lokaleve 2019 më 8 qershor, ditën e protestës së tetë kombëtare antiqeveritare të opozitës. Opozita kishte bojkotuar Parlamentin, kishte hequr dorë nga mandatatet parlamentare dhe ndodhej në protestë prej 4 muajsh për të larguar kryeministrin Rama dhe rrëzuar qeverinë e tij, të akuzuar prej saj për vjedhje votash dhe lidhje me krimin e organizuar. Ajo kishte deklaruar që nuk merrte pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, madje do të pengonte zhvillimin e tyre me mosbindje civile.
Sipas opinionit të ekspertëve të Komisionit të Venecias, “shpallja e situatës së jashtëzakonshme bëhet në bazë rregullash të përcaktuara në Kushtetutë dhe me konsensus politik, i cili do të bënte të mundur krijimin e një baze ligjore ad hoc, “rregulla që nuk u ndoqën në rastin e anulimit të datës 30 qershor nga Presidenti Meta.
Autoriteti i Presidentit nuk qëndron mbi politikën
Kushtetuta i njeh Presidentit të drejtën për të caktuar datën e zgjedhjeve. Për Presidentin Meta kjo e drejtë përmban edhe atë të anulimit të saj. Komisioni i Venecias e shikon ndryshe. Sipas tij “e drejta e përcaktimit të datës së zgjedhjeve është pasojë e pozitës neutrale që Kushtetuta shqiptare i atribuon Presidentit të Republikës, që përfaqëson unitetin e njerëzve. Por këto cilësime nuk do të thonë që autoriteti i Presidentit është mbi politikën. Presidenti jo vetëm që duhet të sillet në mënyrë të paanshme, por gjithashtu duhet të shihet që sillet në këtë mënyrë”.
Presidenti Meta e ka argumentuar anulimin e datës 30 qershor si datë zgjedhjesh si një veprim për të siguruar të drejtën e elektoratit opozitar për të marrë pjesë në zgjedhje dhe njëherazi për të patur zgjedhje pluraliste, në kushtet e mungesës në to të forcave kryesore të opozitës, Ekspertët e Komisionit të Venecias shprehen, se “bojkoti zgjedhor nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit nuk mund të pengojë që të bëhen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin levën për të penguar plotësisht çdo zgjedhje. Bojkoti në vetvete, nuk çon në një krizë kushtetuese apo paqëndrueshmëri të rendit publik. Mungesa e dy partive kryesore të opozitës, Partisë Demokratike,(PD) dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, (LSI) mund të ndikonte në të drejtën e votës. Por nuk ishte shteti shqiptar që i pengoi këto parti të garonin në zgjedhje, por vetë partitë vendosën të bojkotojnë zgjedhjet”, theksohet në draft-raportin e Komisionit të Venecias.
Shkarkimi nuk përligjet
Komisioni i Venecias shprehet qartë që “Presidenti tejkaloi kompetencat e tij sipas Kushtetutës, fillimisht duke i anuluar zgjedhjet lokale dhe më pas duke i shtyrë ato pa asnjë bazë të veçantë ligjore. ”Ekspertët e tij shprehen, se “i takon parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese, që të përcaktojë, nëse ato do të përbënin “shkelje të rënda”, të cilat do të lejonin një shkarkim të Presidentit”.
Sipas tyre “një sërë faktorësh tregojnë, që nuk vërtetohet një shkelje serioze”. Faktorët e përmendur prej ekspertëve janë: thirrjet e Metës për dialog, pritshmërinë që shtyrja e zgjedhjeve do të kontribuonte për të çuar palët drejt kompromisit, mungesa e një ligji që rregullon saktësisht kompetencat e Presidentit, statusi i mangët kushtetues i zgjedhjeve lokale në krahasim me ato parlamentare. Si përfundim opinioni i Komisionit të Venecia shprehet që “veprimet e Presidentit nuk mund të kenë qenë të një natyre mjaftueshmërisht serioze për të justifikuar shkarkimin e tij”. Por ata theksojnë që do të jetë vendimi i Parlamentit dhe shqyrtimi i tij në Gjykatën Kushtetuese që do të përcaktojë shkarkimin apo jo të Presidentit Meta.
Reagimi nga presidenca: Zero shkelje kushtetuese
Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi, kundërshton opinionin e Komisionit të Venecias në draftraportin e sapopublikuar. Në një reagim në median sociale ai e quan “trakt të porositur” draft raportin e Komisionit të Venecias. “Zero shkelje të kushtetutës! Harrojini traktet e porositura ngado që të vijnë! Presidenti i Republikës ka mbrojtur Kushtetutën, rendin demokratik dhe pluralizmin politik: Ai ka shmangur gjakderdhjen dhe Rajshtagun” shkruan zëdhënësi Tedi Blushi. Ai i bën thirrje forcave politike “të dëgjojnë Bundestagun, të ulen urgjent dhe të zgjidhin krizën e rëndë politike para se t’i shtojnë kushte të tjera Shqipërisë”.
Komisioni i Venecias u ftua nga Parlamenti i Shqipërisë për të dhënë opinionin e tij pasi Komisioni Hetimor, i inicuar nga maxhoranca socialiste për të hetuar karakterin kushtetues apo jo të 2 dekreteve të Metës lidhur me datën e Lokaleve 2019, përfundoi hetimet e tij. Tani pritet vendimi i Parlamentit dhe shqyrtimi i tij në Gjykatën Kushtetuese, që pritet të ngrihet së shpejti. Funksionimi i saj është një nga 9 kushtet që Bundestagu gjerman i ka vënë Shqipërisë për ”PO” e tij lidhur me hapjen e negociatave të pranimit në BE.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38