Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Deutsche Welle për mini-Shengenin: Ide e mirë, nënshkrues të dyshimtë. Prapaskenat e takimit Rama-Vuçiç
Fakti që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nënshkruan në Novi Sad deklaratën lidhur me synimet e krijimit të një „Shengeni të vogël” midis tre vendeve dhe që u bënë thirrje edhe vendeve të tjera të „gjashtëshes së Ballkanit” përkatësisht Bosnnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, që ta nënshkruajnë deklaratën për të siguruar lirinë e lëvizjes së kapitalit, të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, në vështrim të parë është një lajm i mirë. Por shtrohet pyetja mbi sinqeritetin e vetë nëshkruesve, sidomos të Vuçiçit e Ramës, vlerësojnë analistë serbë për Deutsche Welle-n (DW).
Nuk ka dyshim se një marrëveshje e tillë, sikur me të vërtetë të ishte jo vetëm e nënshkruar por edhe e zbatuar, do t‘ua lehtësonte jetën qytetarëve në rajon, ekonomisë dhe biznesit.
„Vetë ideja nuk është e keqe, do t‘ua bënte jetën shumë më të lehtë edhe qytetarëve, por në rradhë të parë ekonomisë. Për shembull kamionët nuk do të kishin më nevojë të prisnin me nga 10-12 orë në kufij”, thotë për DW Milan Çulibrk, analist ekonomik dhe kryeredaktor i së përjavshmes së Beogradit NIN.
I të njëjtit mendim është edhe Mijat Lakiçeviç, analist ekonomik dhe zëvendës kryeredaktor i revistës së përjavshme të Beogradit Novi. Ai thotë për DW se kjo nuk është një iniciativë e paarsyeshme. „Mirë është që të takohen edhe më shpesh, dhe jo vetëm të tre, por që të gjashtë nga rajoni”, thotë Lakiçeviç.
E vështirë të zbatohet në radhë të parë për shkak të Kosovës
Lidhur me deklaratën e Vuçiçit, që në rast të nënshkrimit të marrëveshjes në rajon mund të udhëtohet vetëm me letërnjoftim, Lakićević thekson, se edhe sot për shembull qytetarët e Serbisë dhe Malit të Zi mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftim, por në kufij janë ende kolonat kilometërshe, sidomos kamionët.
„Deri në fund të vitit 2021 duam të krijojmë kushtet, që të kalojmë nga vendi në vend vetëm me kartë identiteti. Këtë me Shqipërinë nuk mund ta bëjmë tani dhe shpresojmë ta arrijmë në takimet e ardhshme. Njëzet e gjashtë orë humbasin kamionët duke pritur në kufij dhe shikoni çfarë do të thoshte për ekonominë heqja e këtyre barrierave“, u shpreh Vučić.
Kjo është e saktë thonë bashkëbiseduesit tanë, por në të njëjtën kohë paralajmërojnë se problemi qëndron në marrëdhëniet politike ndërmjet, Beogradit në njërën anë dhe Tiranës dhe Shkupit në anën tjetër.
„Do të jetë e vështirë të zbatohet një marrëveshje e tillë, sidomos për shkak të çështjes së pazgjidhur të Kosovës”, thotë Çulibrk. „Nga njëra anë, kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës praktikisht nuk ekziston, nga ana tjetër nuk e dimë cili është statusi i Kosovës në këtë marrëveshje eventuale – a është Kosova krahina jugore serbe, cili është pozicioni zyrtar i Beogradit, apo është shtet i pavarur? Pra me kë do të nënshkruhet një marrëveshje e tillë, pra si do të funksionojë ndonjë çikë kjo marrëveshje”, pyet Çulibrk.
Përse „Shengeni vogël” dhe jo CEFTA?
Biznesmeni nga Vojvodina, Dushan Mijiç, thotë për DW se çdo lehtësim i biznesit është i pranueshëm dhe shton se do të ishte mirë që marrëveshja për „Shengenin e vogël” të marrë jetë, por ai këtë e dyshon.
„Nuk besoj se do të ndodhë, në rradhë të parë për arsye politike”, thotë Mijiç. Ai dikur ka bërë biznes në rajon, por tani punon vetëm me vendet e Bashkimit Evropian.
Milan Çulibrk përmend faktin se në këtë rajon ekziston një marrëveshje ekonomike, por që nuk funksionon. „Marrëveshja CEFTA nuk funksionin që nga koha, kur Kosova vendosi taksat për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë dhe Hercegovina. Atëherë është logjike të bësh pyetjen, përse nuk punohet për zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s, por futet në lojë ‘Shengeni i vogël’? Pra, derisa marrëdhëniet politike mes Beogradit dhe Prishtinës të mos zgjidhen, çfarëdo marrëveshje qoftë ,është vështirë funksionojë”, thotë i sigurtë Çulibrk.
Shtatë ditë grindje, 16 minuta „Paqe, paqe,paqe…”
Mijat Lakiçeviç mendon se ideja e „Shengenit të vogël” është një taktikë politike, që u shërben në rradhë të parë Vuçiçit dhe Ramës që të prezantohen në dritë më të mirë në Europë, se sa do të përfitojnë prej saj qytetarët.
„Bashkëpunim ekonomik nuk ka, është qeveria që pengon bashkëpunimin, sepse i shikon fqinjët si armiq”, thotë Lakiçeviç.
Ai kujton shembullin e Serbisë, ku politika e përditshme është„nacionaliste dhe konfliktuoze„. Kështu që kjo është një politikë hipokrite, sepse shtatë ditë në javë bëhet politikë konfliktuoze dhe pastaj 16 minuta bërtasim: ‘Paqe, paqe, paqe – asnjëri nuk është fajtor…'”
Ekonomia në prangat e politikës
Vuçiç, Rama dhe Zaev paralajmëruan raunde të reja dialogu për „Shengenin e vogël” dhe shprehën besimin se marrëveshjes to do t’i bashkohen edhe vendet e tjera të “gjashtëshes së Ballkanit”.
Vuçiç njoftoi gjithashtu se deri në takimin pasues ekspertët do të përgatisin studimin ekonomik. Sipas fjalëve të tij, me realizimin e marrëveshjes “do të rritet me 20 përqind atraktiviteti për tërheqjen e investimeve të huaja, dhe kushdo që ka një leje pune në Shkup do ta ketë atë edhe në Beograd dhe Tiranë”.
Megjithatë, si Mijiç edhe Lakiceviç thonë, se në rajon ekonomia është ende në prangat e politikës, kështu që pengesat për biznesin janë shumë të mëdha, dhe me takime të tilla të politikanëve qytetarët përfitojnë shumë pak.
„Nëse ata nuk heqin kufijtë – dhe ata mund ta bëjnë këtë – atëherë kjo nuk ka kuptim. Sepse kur nuk ka liri në ekonomi dhe në tregti, atëherë me tregti merren individë të përzgjedhur. Kështu në Serbi biznes bëjnë të privilegjuarit, ata që janë të afërt me pushtetin. Nëse njerëzit e Vuçiçit do ta përcaktojnë se kush merret me biznes, atëherë ky nuk është biznes. Plus që tregtia gri, domethënë kontrabanda, jo vetëm që është e pranishme, por është edhe nën kontrollin e autoriteteve”, mendon Lakiçeviç.
Investitorë të huaj të privilegjuar
Vuçiç pas takimit në Novi Sad bëri thirrje për një qasje jo emocianale ndaj këtij projekti. „Nëse njerëzit i lënë mënjanë emocionet e tyre, do të ketë rezultate shumë të mëdha për qytetarët tanë”, tha presidenti i Serbisë, ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi se përmes takimeve të tyre në rajon dërgohet mesazhi, që marrëdhëniet politike në rajon po bëhen më të thjeshta, që do të thotë se Ballkani nuk është “më fuçi baruti’, por rajon i paqes, i respektit dhe një rajon ku punohet për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve”.
Megjthatë Dusan Mijiç porosit edhe një herë, se në rajon për ekonominë nuk ka pasur asnjëherë qasje liberale, por gjithmonë ka pasur ndërhyrje të shtetit, kështu që sot për shembull investitorët e huaj në Serbi janë të privilegjuar në raport me ato vendas.
„Këto nuk janë probleme ekonomike, por para së gjithash politike. Ndërsa njerëzit do të gjejnë lehtësisht një mënyrë si të lidhen, si të prodhojnë dhe si të bëjnë tregti. Sidoqoftë politika i pengon ata të veprojnë normalisht, domethënë ata i pengon theksimi i vazhdueshëm i mosbesimit të ndërsjellë, i mosmarrëveshjes”, përfundon Mijiç.
Publikisht grindje – por privatisht shumë gazmorë
E ndërsa politikanët, në rradhë të parë Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama, „shumë shpesh dërgojnë mesazhe urrejtjeje dhe intolerance, ata privatisht janë në marrëdhënie shumë të mira.”
„Nëse duhet edhe dehen së bashku, por pastaj e ndihmojnë njëri-tjetrin për të nxitur nacionalizmin dhe urrejtjen”, thekson Mijat Lakiçeviç. Njohësit e situatës pohojnë se natën para mbledhjes, darka e Vuçiçit dhe Ramës në kalanë Petrovaradin ka qenë – mjaft gazmore.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38