Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
‘Deutsche Welle’: Protesta e parë në mbrëmje e opozitës, pritet të jetë me surpriza
Duke cituar burime brenda Partisë Demokratike, media gjermane ‘Deutsche Welle’ raporton se protesta sotme e opozitës që zhvillohet për herë të parë në mbrëmje, pritet të jetë më e madhja dhe me surpriza.
“Burime nga PD bëjnë me dije se protesta e sotme pritet të jetë më masivja që ka organizuar deri tani opozita. Dy protestat e mëparshme të opozitës, para Kryeministrisë, në 16 shkurtin dhe 16 marsin e kaluar, janë karakterizuar nga akte dhune prej protestuesve dhe reagimin e policisë me gaz lotsjellës. Burime nga PD kanë pohuar se protesta e sotme do të ketë surpriza, por pa cilësuar se cilat do të jenë ato”, raporton kjo media.
1300 policë janë angazhuar për protestën që do nisë në orën 18:00 përpara Kryeministrisë.
Shkrimtarë dhe aktivistë po bëjnë thirrje që qytetarët t’i bashkohen masivisht protestës për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe hapjen e rrugës për krijimin e një qeverie teknike që do të organizojë zgjedhje të lira e të ndershme.