Flash News

KRYESORE

Deutsche Welle: Protesta opozitës nën sfondin e skandalit të shit-blerjes së votave

Deutsche Welle: Protesta opozitës nën sfondin e skandalit të

Media gjermane, Deutsche Welle, në raportimin për protestën, shkruan se tubimi i sotëm zhvillohet në një sfond tjerët: atë të përgjimeve të publikuara nga Bild.

Sipas DW, kjo mund të diktojë një pjesëmarrje edhe më të lartë se në protestat e kaluara, që

“Opozita dhe mbështetësit e saj synojnë që kjo protestë të realizojë largimin e kryeministrit Rama dhe rrëzimin e qeverisë së tij të akuzuar prej saj, se ka fituar mandatin e dytë qeverisës përmes shit-blerjes së votave dhe  lidhjeve me krimin. Në një konferencë për shtyp, të premten në mbrëmje, (7.06 ) Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, (PD) dhe lider i opozitës, u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen dhe të marrin pjesë masivisht në protestën e sotme, për të bërë të mundur atë që ai e quajti, "çrrënjosje të  modelit  kriminal që ka instaluar Rama, pastrim të sistemit politik, largim njëherë e mirë të drejtimit kriminal të qeverisjes në Shqipëri”.

Në të gjitha protestat e deritanishme kombëtare anti-qeveritare të opozitës, Basha ka deklaruar, se secila prej tyre do të sillte rrëzimin e kryeministrit Rama. Por kjo nuk ka ndodhur. Në protestat e deritanishme kombëtare shumica dërrmuese e protestuesve kanë qenë mijëra mbështetës dhe militantë të PD nga gjithë vendi. Qytetarët pa përkatësi partiake kanë qenë më të pakët. Por protesta e sotme zhvillohet në një sfond tjetër: në atë të publikimit nga tabloidi gjerman "Bild” i përgjimeve të bisedave telefonike mes drejtuesve të grupit kriminal të Shijakut, të njohur si "Grupi Abdylaj” dhe zyrtarëve publikë në Durrës, mes tyre edhe  kryetari socialist i bashkisë, Vangjush Dako. Në bisedat e tyre flitet për shit-blerje votash në favor të kandidatëve të Partisë Socialiste, (PS) para zgjedhjeve parlamentare 2017, që i  dhanë PS dhe Ramës mandatin e dytë qeverisës”, raporton DW.

Protesta e tetë Kombëtare e opozitës së bashkuar nis në orën 19:00 para kryeministrisë. Organizatorët kanë theksuar se presin që tubimi të jetë i qetë dhe pa incidente.

Të fundit